Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në rezidencën e tij, ka pritur ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Jörn Rohde, më të cilin njofton se ka diskutuar për shumë çështje bashkëpunimi.
” Kisha kënaqësinë e veçantë të prisja në takim, Shkëlqësinë e tij, Ambasadorin e Gjermanisë, Z. Joern Rohde. Vizitë shumë e rëndësishme dhe e vlefshme, ku biseduam për bashkëpunimet që mund të kemi në të ardhmen dhe mundësitë e mbështetjes nga Ambasada dhe agjensionet e qeverisë gjermane që funksionojnë në Kosovë.
Në fokus të mbështetjes do jenë aktivitetet dhe projektet për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit e kulturës, poashtu projektet për zhvillimin e ekonomisë, infrastrukturës dhe për përmisimin e kualitetit të jetës së qytetarëve.
Takimet e tilla janë motivuese dhe na shtyejn të punojmë më shumë e më mirë, për zhvillimin e qytetit tonë.”, ka shkruar në fund kryetari Totaj.