Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përshëndetur qytetarët duke ndarë pamje të fshatit Smaq i Prizrenit.
Ai ka thënë se në çdo cep të këtij fshati, mund ta ndjesh harmoninë mes njeriut e natyrës, si dhe traditat nga trashëgimia historike e kulturore, që të mbushin me energji dhe frymëzim.
“Përshëndetje nga Smaqi, fshat i vogël i rrethuar nga gjelbërimi i dendur dhe ajri i pastër, me pamje të bukur e mikpritje të ngrohtë nga banorët.
Në çdo cep të fshatit, mund ta ndjesh harmoninë mes njeriut e natyrës, si dhe traditat nga trashëgimia historike e kulturore, që të mbushin me energji dhe frymëzim.”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/