Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në rrjetin socal Facebook, u ka uruar një mëngjes të mirë qytetarëve me pamje të Hidroelektranës së Prizrenit. Ai është shprehur se kjo ndërtesë e rëndësishme, e cila ka furnizuar me rrymë Prizrenin mes viteve 1929 – 1973, është një prej perlave turistike të qytetit tonë. Kjo ndërtesë aktualisht shërben si Muze i Energjisë Elektrike të Kosovës.
”Mirëmëngjesi nga një prej perlave turistike të qytetit tonë!
Hidroelektrana e Prizrenit, e ndërtuar në vitin 1926, ka furnizuar qytetin me rrymë prej vitit ’29 deri në vitin ’73.
Në vitin 1979 kjo ndërtesë e rëndësishme, vetëm 2 kilometra larg qytetit në drejtim të Prevallës, sot është Muze i Energjisë Elektrike të Kosovës.”, ka shkruar kryetari Totaj./TVPrizreni/