Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë pamje nga pjesëmarrja e tij në hapjen e festivalit të çiklizmit “Bike Fest” në Prizren, e cila mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe K.Ç. Pro Bike Prizren.
Ai njofton se kanë bërë xhiro me biçikleta përgjatë rrugës unazore të qytetit me moton “Pedalo me pasion, festo me Bikefest”.
Totaj ka thënë se ishte i bukur bashkimi i entuziastëve të biçikletave nga Kosova dhe rajoni për aktivitete sportive, rekreative, argëtuese dhe edukative në Prizren, duke promovuar kulturën e çiklizmit, stilin e shëndetshëm të jetës dhe ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit.
“Si adhurues i biçikletës, me kënaqësi mora pjesë sot në hapjen e festivalit më të madh të çiklizmit në Kosovë “Bikefest” ku bëmë edhe një xhiro me biçikleta përgjatë rrugës unazore të qytetit me moton “Pedalo me pasion, festo me Bikefest” që organizohet nga K.Ç. Pro Bike Prizren dhe mbështetet nga Komuna e Prizrenit.
Ishte i bukur bashkimi i entuziastëve të biçikletave nga Kosova dhe rajoni për aktivitete sportive, rekreative, argëtuese dhe edukative në Prizren, duke promovuar kulturën e çiklizmit, stilin e shëndetshëm të jetës dhe ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit.“, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/