Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka udhëtuar për vizitë pune në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Atje, ai do të pritet nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me të cilin do të ketë një takim bilateral.
Pas takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri Mickoski do të deklarohen për media.