Gara e parë në disiplinën malore “Scanderbeg Trophy” për Kampionatin e Kosovës mbahet këtë fundjavë në Krujë.
Në njoftimin për medie theksohet se interesimi i garuesve kosovarë për pjesëmarrje në këtë garë është i madh.
Për pjesëmarrje në garë janë paraqitur fituesi i vitit të kaluar, Gazmend Demolli, pastaj garuesit me shumë përvojë Ernest Daka e Përparim Dushi, Ajeta Rysha, e cila vazhdon të jetë e vetmja garuese femër në këtë disiplinë.
Valdrin Krasniqi, Besnik Morina, Belkim Fazliu, Valon Jaha, Alban Berisha, Egzon Ukëhaxhaj, Artjeta Rysha, Gazmend Demolli, Faton Rama, Valon Rexhepi, Ismail Smani, Burim Asllani, Ernest Daka, Dren Mariqi, Bekim Kovaçi, Fatos Krasniqi, Kastriot Buqaj, Besfort Bunjaku, Orhan Ahmet, Nicu Fota, Osman Tovërlani, Lëndrim Dogani, Përparim Dushi e Qazim Isufi janë garuesit kosovarë që kanë aplikuar për garë, ndërsa pjesëmarrës do të ketë edhe nga Shqipëria, Kroacia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.