Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media të hënën.
Sipas njoftimit, qëllimi i konferencës është informimi i opinionit publik lidhur me deklaratat e kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë konferencës së sotme për media.
- Reklama -
Në komunikatën për media, “Hidroregjioni Jugor” i ka cilësuar këto deklarata të kryetarit Totaj si “dezinformata dhe shpfije” ndaj KRU-së.
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka mbajtur një konferencë për media, gjatë së cilës ka kritikuar KRU-në për çështjen e furnizimit me ujë në komunën e Prizrenit.
- Reklama -