- Reklama -

Kriza energjetike/Rritet çmimi i druve, ky është arsyetimi i shitësve

Çmimi i druve është rritur sivjet sikurse edhe i shumë produkteve tjera.

Një metër i kësaj lënde djegëse në nëntor kushtoi 45 euro.

- Reklama -

E sasia e ngjashme në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar më lirë, 39 sosh, shkruan “Front Online” .

Shtrenjtimin prej 6 eurosh e ka evidentuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Megjithatë, shitësit e druve arsyetohen.

“Front Online” ka kontaktuar me dy të tillë gjatë ditës së martës.

Njëri ka thënë se rritja e çmimeve të produkteve tjera është manifestuar edhe me rritjen e çmimit të druve.

“I kanë rrit çmimet e krejt produkteve tjera, po i rrisim edhe na. U rrit çmimi i benzinës. S`mundemi me punu me humbje na”, theksoi një shitës për “Front Online” , që deshi të mbesë anonim.

Një tjetër këtë e lidh me shpenzime të tjera.

“Nuk e kemi malin afër ku i prejmë, po duhet me pagu dikënd me i bart drutë prej malit tek pllaci, me i pre – po ka harxhime. Tani po duhet me e rrit çmimin normal”, theksoi shitësi për “Front Online”, që po ashtu kërkoi të mos i zbulohet identiteti.

Shtrenjtimi i kësaj lënde djegëse, që kryesisht përdoret për ngrohje, po e rëndon jetën e qytetarëve.

E telashet shtohen edhe më, pasi edhe energjia elektrike, që është alternativa tjetër që përdoret për të njëjtin qëllim nga qytetarët, po kushton po ashtu jo pak.

Shto këtu edhe kërkesën e qeverisë e cila ka kërkuar kursimin e saj shkaku i krizës energjetike globale dhe përdorimin e alternativave tjera për ngrohje.

Të tillat mungojnë.

Shitja e qymyrit, që ishte njëra prej tyre, në kryeqytet është ndaluar para katër vjetësh./“Front Online”

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort