- Reklama -

Kritika ndaj Osmanit për vizitën në Mitrovicë te Faton Peci, reagon Presidenca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar kryetarin e ri të Mitrovicës, Faton Peci, për ta uruar për marrjen e detyrës.

Peci ka thënë se në takim është diskutuar për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës dhe mbështetjes institucionale.

- Reklama -

Ndaj vizitës së Osmanit ka pasur reagim nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së. Ai ka thënë se Osmani nuk përfaqëson unitet, por “favorizime e përçarje”.

“Kur Presidentja zgjedh kë të urojë sipas afërsisë partiake, Zyra e Presidentit shndërrohet në zyrë politike. Shkuarja në Mitrovicë për ta uruar ish-bashkëthemeluesin e partisë është shkelje e hapur e rolit kushtetues. Kjo Presidente nuk përfaqëson unitet, por favorizime dhe përçarje”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ka reaguar edhe Blerta Deliu nga PDK-ja nëpërmjet një videomesazhi në Facebook.

“Favorizimet politike nuk i bëjnë nder Presidentes. Dorëheqje ose respekt i barabartë!” – ka thënë Deliu.

Ndaj vizitës së Osmanit ka reaguar edhe analisti Shenoll Muharremi. Ai e ka quajtur vizitën e Osmanit te kryetari i ri i Mitrovicës, si turp i madh.

“Sot na paska turpëruar Presidentja. Vjosa Osmani shkoi sot në Mitrovicë në një ceremoni të veçantë për ta uruar një kryetar, po nuk ka shkuar ta urojë askënd tjetër. Kjo, jo vetëm që është diçka e pazakontë, por edhe është turp i madh për shkak të asaj që çka krejt ekspozon kjo aferë. Pse? Për shkak se ajo po tregon që nuk paska qenë asnjëherë e paanshme si e kërkon kushtetuta. Po tregon që edhe ajo ka hise në fitoren e Mitrovicës. Pse nuk shkoi me uru në Prizren apo Prishtinë? Ferizaj?” – ka shkruar Muharremi.

E Muharremit i ka reaguar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Të thuash se Presidentja ‘nuk ka shkuar ta uroj askënd tjetër’, është tërësisht e pavërtetë. Si një përcjellës i zhvillimeve politike, nuk do të ishte dashur t’ju ikin zhvillimet e fundit nga aktiviteti i Presidentes nëpër komuna. Faktet janë kokëforta dhe i rrëzojnë lehtë pretendimet. Presidentja ka qenë edhe në Dragash, i udhëhequr nga LDK-ja, ka qenë edhe në Ferizaj, i udhëhequr nga PDK-ja dhe ka qenë në Gjilan, i udhëhequr nga Vetëvendosje. Pra, narrativa se Presidentja paska ‘zgjedhur njërin e ka injoruar të tjerët’, është e pavërtetë, tendencioze dhe e ndërtuar për konsum ditor, jo për interes publik. Përpjekja për ta paraqitur këtë si shkelje të paanshmërisë kushtetuese është abuzim me terminologjinë kushtetuese. Presidentja e Republikës nuk e humb paanshmërinë duke kryer detyrën e saj përfaqësuese dhe institucionale”, ka shkruar Kupina në Facebook. “…Në fund, problemi nuk është Presidentja. Problemi është frika nga një figurë që vepron mbi parti, mbi interesa të ngushta dhe mbi pazare politike”.

Osmani e Peci kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media pas takimit.

“…duke ditur vullnetin me të cilën punon dhe seriozitetin që merr secilën punë dhe njëkohësisht jam e bindur që edhe nga aspekti politik duke ditur rëndësinë e Mitrovicës do të bashkëpunojmë sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të vazhdojmë ta ruajmë sovranitetin e Republikës së Kosovës, integritetin territorial. Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve”, tha Osmani.

E pyetur se pse nuk ka përkrahur në të njëjtën mënyrë ish-kryetarin e Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamzën, Osmani u kundërpërgjigj se është një propagandë, pasi ka vizituar disa herë Hamzën dhe ka pasur përkrahjen e njëjtë.

“Unë kam mendim dhe mendimi i parë është që ajo që sapo e the është ‘fake news’, është propagandë, është gënjeshtër, sepse jo një herë, po disa herë e kam vizituar Bedri Hamzën sa ka qenë kryetari i komunës. Jo vetëm në këtë zyrë, por kemi qenë në vizitë nëpër projekte të ndryshme, në shkolla biznese së bashku më të kemi vizituar edhe OJQ të ndryshme, pra edhe kryetari paraprak, ka pasur përkrahjen time të plotë”, shtoi Osmani

Peci tha se është diskutuar për çështjet kryesore si arsimi, shëndetësia, por edhe çështjet arkeologjike që shpalosin trashëgimin potenciale të këtij qyteti, porse nuk demonstrohet në terren. Për këtë Peci tha se duhet të përmirësohet dhe të investohet në infrastrukturë.

“Diskutuam për të gjitha temat që janë me interes publik, duke filluar prej çështjeve ambientale, deri tek çështjet arkeologjike që shpalosin trashëgimin potenciale, edhe për mundësinë që qyteti i Mitrovicës është më i bukuri për ata që i ka dhënë perëndia por që nuk është demonstrim i gjendjes faktike në terren, ta përmirësojmë dhe ta avancojmë përmes investimeve konkrete çoftë ato infrastrukturore”, tha Peci./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort