- Reklama -

Krasniqi: Të rinjtë kanë filluar ta braktisin me të madhe Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të Raportit të Indeksit Botëror të Lirisë Ekonomi, ku Kosova është zhvendosur në vendin e 86-të.

Lideri i PDK-së ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti lidhur me këtë, ku ka thënë se kjo qeveri po e lëkund rendin demokratik në vend dhe për shkak të këtij stagnimi, të rinjtë kosovarë kanë filluar ta braktisin me të madhe Kosovën.

- Reklama -

“Fatkeqësisht, për shkak të këtij stagnimi, të rinjtë tanë kanë filluar ta braktisin me të madhe Kosovën. Ky është sinjal alarmues për të gjithë ne, e do të duhej të ishte alarm 24 orësh për qeverinë Kurti, e cila për çdo ditë po e çon Kosovën një hap më tutje drejt mjerimit e pasigurisë sociale”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“Nuk ka liri politike, pa liri ekonomike. Ky raport fundamental i një rendi demokratik për të cilin jemi përpjekur vazhdimisht, ka filluar të lëkundet me hapa radikal nga qeveria Kurti.

Në vitin 2018, në vlerësimin e think-tankut të njohur e të respektuar ndërkombëtarisht me qendër në SHBA, Heritage Foundation, përkatësisht në Raportin e Indeksit Botëror të Lirisë Ekonomike, Republika e Kosovës rangohej në vendin e 56-të, duke lënë mbrapa shumë demokraci të zhvilluara, si Spanja, Sllovenia, Kroacia, Franca e të tjera.

Në vitin 2019, rangimi i Kosovës listohej në vendin e 51-të. Në vitin 2020, në vendin e 53-të, ndërsa në vitin 2021, në vendin e 58-të. Trendi i lëvizjes ishte dinamik, por ai nuk dilte jashtë parametrave të një shteti që krijonte klimë të mirëfilltë për ndërmarrësinë dhe lirinë ekonomike.

Fatkeqësisht, Raporti i vitit 2022, Kosovën e nxjerr nga parametrat e lirisë ekonomike duke e zhvendosur në vendin e 86-të, pra plot 28 vende më keq, aty ku fillon të shënohet vija në mes demokracive dhe regjimeve politike. Dhe këtë, për vetëm një vit qeverisjeje të pa vizion e pa agjendë zhvillimore të qeverisë Kurti.

Se cili është trendi i qeverisjes dhe cilësia e qeverisjes së Kosovës sot për sot, më së miri e ilustron kjo përmbysje rapide e statusit të lirisë ekonomike. Për më tepër, kur dihet se në këto raporte, nuk pasqyrohet vetëm liria ekonomike si entitet i veçantë por edhe korrelacioni me faktorë substancial si gjendja e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies, ambientit, inovacionit dhe zhvillimit shoqëror, stagnimi i Kosovës bëhet edhe më i qartë.

Fatkeqësisht, për shkak të këtij stagnimi, të rinjtë tanë kanë filluar ta braktisin me të madhe Kosovën. Ky është sinjal alarmues për të gjithë ne, e do të duhej të ishte alarm 24 orësh për qeverinë Kurti, e cila për çdo ditë po e çon Kosovën një hap më tutje drejt mjerimit e pasigurisë sociale”, ka shkruar Krasniqi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort