- Reklama -

Kosova luan miqësore të veçantë, përballet me Zvicrën

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë një miqësore të madhe në muajin mars. “Dardanët” do të përballen me Zvicrën më 29 mars. Kjo është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Zvicrës, të hënën.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e Zuerichut, Letzigrund. Te Zvicra lojtarët kryesorë janë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Tashmë po ftohen edhe Andi Zeqiri e Kastriot Selmani.

- Reklama -

Kosova e Zvicra përballen për herë të parë.

Zvicra është në momentin më të mirë të saj si përfaqësuese. Është kualifikuar në botërorin “Katari 2022” dhe është paraqitur me suksese në ngjarjet e mëdha të futbollit në dekadën e fundit. Zvicra është e 13-a në ranglistën botërore, ndërsa Kosova është e 111-a.

Zvicra fillimisht takohet me Anglinë më 26 mars në “Wembley” e më pas luan ndaj Kosovës në “Letzigrund”.

“Dueli me ekipin senior nacional të Kosovës, që është në FIFA prej vitit 2014, do të jetë i pari në histori për Zvicrën. Detajet për biletat e ndeshjes së parë në shtëpi për vitin 2022, që luhet më 29 mars, do të bëhen të ditura së shpejti”, ka njoftuar Federata zvicerane.

Ndeshja Zvicër – Kosovë pritet të jetë shumë tërheqëse për shikuesit, përkatësisht për mijëra shqiptarët që jetojnë në shtetin helvetik.

Lidhjet e futbollit mes dy vendeve janë shumë të forta. Skuadrat zvicerane janë të mbushura me futbollistë shqiptarë. Po ashtu edhe ekipet përfaqësuese të Zvicrës. Ndërkohë shumë futbollistë të Kosovës ishin pjesë e sistemit zviceran të futbollit. Superliga e Zvicrës është bazë e rëndësishme e përfaqësueses së Kosovës dhe kështu pritet të jetë për shumë vjet. Nga numri i madh i shqiptarëve në futbollin zviceran ka përfituar dhe përfiton edhe Shqipëria, që po ashtu ka reprezentues që luajnë në klubet helvetike.

Deri vonë përzgjedhës i Kosovës ishte Bernard Challandes, zvicerani që pati ndikim të madh në rritjen e përfaqësueses.

Ka pasur edhe përplasje mes dy federatave në të kaluarën. Natyrisht të lidhura me lojtarët. Madje ka pasur mëdyshje nga zyrtarë të FFK-së lidhur me ndikimin e helvetikëve në procesin e pranimit të Kosovës në UEFA.

Ka pasur shpresë te një grup tifozësh se Shaqiri, Xhaka dhe yjtë e tjerë të Zvicrës do të luanin për Kosovën. Por te kjo lëvizje, së cilës i janë frikësuar shumë zviceranët, nuk erdhi.

Te Zuerichu, që ndeshjet i luan në “Letzigrund”, janë dy reprezentues të Kosovës, Fidan Aliti e Mirlind Kryeziu. Të tjerë shqiptarë të kësaj skuadre janë Lindrit Kamberi, Blerim Xhemaili e Bledian Krasniqi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Mundësi çeçen i cili e përfaqëson Shqipërinë fiton medalje të bronztë botërore në Beograd

Mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov ka arritur tjetër sukses...

Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

Distria Krasniqi është ngjitur në majën e ranglistës botërore...

Distria Krasniqi fiton edhe luftën e dytë, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi e ka fituar edhe luftën e dytë...

Shtatë boksierë përfaqësojnë Kosovën në ‘Vllaznia 2025’

Kombëtarja e Kosovës në boks, do të jetë pjesë...

Nxënësit e QK “11 Marsi” shpallen kampionë republikanë në Ping Pong

Me një paraqitje të shkëlqyer dhe përkushtim të jashtëzakonshëm,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort