Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, sot do të hapë punimet e Samitit për Demokracinë, një ngjarje e organizuar në mënyrë virtuale, ku do të marrin pjesë liderët e 110 shteteve. Në këtë samit, ku merr pjesë edhe Kosova, pjesëmarrësit pritet të bëjnë zotime të reja ndaj demokracisë.
Samiti do të fillojë në orën 14:15 sipas kohës në vendin tonë, ndërkohë që fjalimin hapës do ta mbajë presidenti Biden.
Sipas orarit të publikuar nga Departamenti i Shtetit, shtetet janë të ndara në disa panele.
Kosova i ka 3 minuta kohë për paraqitje, pas pauzës 15-minutëshe të Samitit. Bashkë me vendin tonë, në panel është edhe Luksemburgu, Malta, Mali i Zi dhe Holanda.
Ndërsa Serbia ka 5 minuta kohë dhe është në panelin me Sllovakinë dhe Slloveninë që fillon adresimin në orën 16:30.