Të mërkurën, më 28 maj, do të lëshohet në përdorim vendkalimi i përbashkët kufitar në Glloboçicë, kështu kanë bërë të ditur për RTK-në zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
Kontrolli i hyrjeve dhe daljeve do të jetë i vendosur në objektin kufitar të Kosovës që ndodhet në Glloboçicë.
- Reklama -
Ky është vendkalimi i dytë i përbashkët kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, pas atij në Bllacë që u përurua muaj më parë.
- Reklama -