Kosova dhe Shqipëria pritët të hapin edhe një pikë të përbashkët kufitare. Kjo nismë sapo është miratuar nga kabineti qeveritar.
Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani ka njoftuar ministrat për këtë nismë duke thënë se pika kufitare do të hapet në Krushevë të Dragashit dhe Shishtavec të Kukësit.
- Reklama -
Ai tha se objekti pritet të ndërtohet në Shishtavec ndërsa do të jetë i hapur për kalim 24/7 për kalimin e udhëtarëve dhe të mallrave.
Kjo nismë është bërë sipas marrëveshjes të arritur mes dy vendeve në prill të vitit 2013.
- Reklama -