Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot konfirmuan atë që dy ditë më parë raportoi Agjencia “Reuters”, se Qeveria amerikane ka zhvilluar bisedime me Kosovën dhe Shqipërinë për të strehuar përkohësisht afganët, që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan.
Presidentja Osmani nuk ka folur për favoret ekonomike dhe politike, që pretendohej nga agjencia britanike e lajmeve “Reuters”, për marrjen e disa mijëra afganëve, por tha se bisedimet për këtë çështje janë zhvilluar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, më 16 korrik të këtij viti
- Reklama -