Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ditën e mërkurë pranoi Raportin Kombëtar të Auditimit.
Ky Raport Kombëtar i Auditimit komunën e Prizrenit e radhitë në mesin e komunave me performancën më të mirë në Republikën e Kosovës, për sa i përket edhe shpenzimit të buxhetit komunal në mënyrë të duhur ligjore dhe transparente.
“Me këtë raport, Komuna e Prizrenit plotëson indikatorët relevant dhe parakushtet për Grantin e Performancës Komunale si dhe besojmë në arritjen e performancës, që mundëson punë edhe më të mira në interes të qytetarëve tanë” – u shpreh Kryetari Totaj.