- Reklama -

Koloneli shqiptar: Nëse do ketë luftë në Ukrainë, gati t’i bashkohemi SHBA-së kundër Rusisë

Koloneli Ardian Lulaj ka thënë se në rast se Rusia pushton Ukrainën, Shqipëria do të jetë gati t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s kundër Rusisë.

Lulaj thekson se Ushtria shqiptare është gati për të dhënë kontributin në NATO e kudo që aleanca e kërkon.

- Reklama -

“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë anëtare të NATO-s dhe vendimmarrja në NATO merret kolegjiale. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të mbështesin vendimmarrjen që do marrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO në tërësi. Nëse do të kërkohet në do t’i përgjigjemi sepse pjesëmarrja në NATO sepse pjesëmarrja në NATO nuk është vetëm të marrësh por edhe të japësh. Ne tani jemi pjesë e kësaj fuqie që duhet të bëjmë edhe pjesën tonë sipas vendimmarrjes që do merret nga politika. Unë iu siguroj që ushtarët janë gjithmonë në gatishmëri”, tha Lulaj për Report TV.

Mediet e huaja flasin për një plan të Rusisë për të pushtuar Ukrainën, kjo pas dislokimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën. Rritja e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës është në pikën më kritike dhe sipas agjencive të inteligjencës amerikane mund të ketë luftë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se SHBA ka prova se Rusia kishte bërë plane për një sulm “në shkallë të gjerë” në Ukrainë. Por ai shtoi se ishte e paqartë nëse Vladimir Putin kishte marrë një vendim përfundimtar për ta pushtuar.

Nga ana tjetër Ukraina thotë se Rusia ka vendosur automjete të blinduara dhe 94 mijë trupa përgjatë kufirit të tyre të përbashkët. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort