- Reklama -

KEK: Pas vendimit pozitiv të OShP-së, projekti për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3 do të vazhdojë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton opinionin publik se projekti kapital “Rehabilitimi dhe Modernizimi i Njësisë A3” në Termocentralin Kosova A vazhdon, në përputhje të plotë me ligjin dhe me vendosmërinë e pandryshuar të KEK-ut për ta çuar përpara këtë investim strategjik për sektorin energjetik të Kosovës, sipas njoftimit të KEK-ut.

“Ky projekt, i cili ishte pezulluar përkohësisht për shkak të një ankese të paraqitur nga një Operator Ekonomik në OSHP, ka marrë tashmë dritën e gjelbër për të vijuar. Më datë 10.07.2025, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka hedhur si të palejuar ankesën e operatorit ankues dhe ripohoi ligjshmërinë dhe korrektësinë e plotë të veprimeve të ndërmarra nga KEK, duke autorizuar vazhdimin e aktivitetit të prokurimit me nr. KEK-25-58-5-1-4. Korporata rithekson angazhimin e saj të palëkundur që i gjithë procesi të zhvillohet me transparencë të plotë, integritet dhe profesionalizëm, në përputhje me standardet më të larta të prokurimit publik dhe me dokumentacionin e përgatitur në bashkëpunim me ekspertët vendorë dhe konsulencën e USAID”, njofton KEK-u.

- Reklama -

KEK njofton se të enjten, më 17.07.2025, duke filluar nga ora 13:00, në sallën e takimeve në TC Kosova B, planifikohet të bëhet hapja zyrtare e aplikimeve të Operatorëve Ekonomikë, përmes platformës elektronike të e-prokurimit.

“Kjo ngjarje do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin social zyrtar të KEK Sh.A., në mënyrë që çdo qytetar dhe palë e interesuar të ketë qasje të drejtpërdrejtë në rrjedhën e procesit. KEK mbetet i vendosur që këtë projekt jetik ta çojë deri në fund, duke garantuar konkurrencë të ndershme, transparencë të mirëfilltë, zbatim të ligjit dhe përkushtim maksimal për të ardhmen energjetike të vendit”, shkruan në fund të njoftimit të KEK-ut.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort