Përmes një njoftimi Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, ka bërë të ditur se tashmë janë rikthyer nën menaxhim faqet zyrtare të rrjeteve sociale të Facebook-ut dhe Youtube-es, të hakuar ditë më parë.
“Faqja zyrtare e KBI-Prizren që u hakua këto ditë nga persona të pandërgjegjshëm, tashmë është rikthyer në menaxhimin tonë.
Po kërkojmë mirëkuptimin e juaj për çdo shqetësim që ju ka shkaktuar këto ditë.
Me këtë rast ju falënderojmë të gjithëve për preokupimin, e posaçërisht ata që bënë përpjekje për rikthimin e faqës, nga profesionistët e ndryshëm dhe Policia e Kosovës.
Por, një falenderim të veçantë publik ia dedikojmë z. Nuhi Sh. Shala, i cili vullnetarisht ndërmori veprime adekuate konkrete që çuan në rikthimin e faqes. Zoti ia shpërbleftë gatishmërinë e kontributin me mirësitë e dynjasë dhe ahiretit.
Po ashtu një falënderim meritor i takon edhe nëpunësit të KBI-Prizren, z. Ehat Spahiu për koordinimin e veprimeve gjatë kësaj faze.”, thuhet në njoftimin e KBI-së në Prizren.