Policia e Kosovës ka arrestuar të premten një person në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 204 cigare elektronike që dyshohet se kanë përmbajtje kanabisi.
Kapen dhe sekuestrohen mbi 200 cigare elektronike me përmbajtje narkotike në Merdar, arrestohet një person

I dyshuari po drejtonte një veturë me targa të Shqipërisë në momentin kur u ndalua nga autoritetet kufitare.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa policia po vazhdon hetimet për rastin.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Kurti dhe Nikçi diskutojnë për mbrojtjen e aseteve shtetërore dhe të ardhmen e AKP-së

BE vlerëson përparimin e Kosovës në dogana e tatime, kërkon reforma të mëtejshme

