Mbi 200 mijë gra dhe burra janë të gatshëm të bëjnë rezistencë në Ukrainë dhe se nënat e ushtarëve rusë duhet të reflektojnë mbi këtë fakt.
Kështu është shprehur kryeministri britanik Boris Johnson gjatë takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke shtuar se Vladimir Putin duhet të tërhiqet nga rruga e konfliktit.
“Janë mbi 200 mijë burra dhe gra me armë në Ukrainë, ata do të bëjnë një rezistencë shumë të ashpër dhe të përgjakshme. Unë mendoj se prindërit dhe nënat e ushtarëve në Rusi duhet të reflektojnë mbi këtë fakt dhe shpresoj shumë që presidenti Vladimir Putin të tërhiqet nga rruga e konfliktit duke u angazhuar në dialog”, tha Johnson.
Ndërsa, Zelesnky ka theksuar se konflikti ushtarak me Rusinë jo vetëm që do të përfshijë Ukrainën, por do të sjell luftë të përgjithshme në Evropë.