Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, në tryezën e AAK-së për pagat në sektorin publik, ka deklaruar se janë në hall të madh dhe se kanë frikë që arsimi në vend të kthehet në një situatë të pakëndshme.Jasharaj tha se Qeveria Kurti ka muaj që ka ardhur po nuk i ka hapur dyert e dialogut.
SBASHK-u duke u gjendur në situatë të pakëndshme, ka paralajmëruar veprime sindikale i kemi drejtuar letër subjekteve politike shqiptare që janë brenda Kuvendit. Jemi në hall të madh, padashjen tonë frikësohem që arsimi dhe shëndetësia do të kthehet në një situatë tepër të pakëndshme. Qeveria Kurti ka muaj që ka ardhur po nuk i ka hapur dyert e dialogut”, deklaroi ai.
Turje, Jashari, tha se muaji janar i 2022-s do ta gjejë vendin me protesta e greva.“SBASHK-u mund ta kuptojë pak kryeministrin Kurtin se ndoshta ka detyra tjera, por s’ka mundësi të kuptojë ministrin Murati i cili ka harruar se është edhe ministër i Punëve dhe Mirëqenies Sociale. Ne jemi në presion më të madh të anëtarësisë ,ata po kërkojnë çfarë me ligjin e pagave”, tha tutje.