Ish-kryeministri Isa Mustafa thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim i Kosovës, të cilit nuk mund t’i shmanget.
Ai thotë të mos ketë alternativa shumë, meqë Asociacioni parashihet me një marrëveshje që e ka ratifikuar Kuvendi.
- Reklama -
“Vendit i mbeten dy zgjidhje: Ose duhet të mblidhet Kuvendi dhe ta abrogojë ose ta anulojë Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së parë me mbi 80 vota, me dy të tretën e votave, dhe mandej ne nuk kemi obligime juridike që ta bëjmë atë, ose duhet të punohet që të implementimet ligji për marrëveshjen e parë”, thotë ai.
- Reklama -