Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka zhvilluar inspektime në shtatë qytete të Kosovës, përfshirë Prizrenin, lidhur me shitjen e cigareve dhe cigareve elektronike në afërsi të institucioneve arsimore.
Inspektime në shtatë qytete për shitjen e cigareve pranë shkollave, gjobë dhe sekuestrime

Gjatë aksionit në Prizren, Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë, Ferizaj dhe Pejë janë realizuar gjithsej 20 inspektime. Si rezultat, tri lëndë janë dërguar në procedurë, është shqiptuar një gjobë, ndërsa në një rast janë sekuestruar cigare, cigare elektronike dhe produkte të tjera të ndërlidhura.
Sipas MINTI-t, inspektimet kanë për qëllim zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe cigareve elektronike pranë shkollave, me fokus të veçantë në mbrojtjen e të miturve. IQMT ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti i kënaqur me Policinë: Forcimi i saj në veri ndihmoi në zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok

Kalaja e Prizrenit hapet për vizitorë nga ora 12:00 më 7 shtator

PDK-ja dhe AAK-ja akuzojnë Kurtin se e ka dobësuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare

