Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të premten do të organizohet tubim me gratë e komunës së Prizrenit.
Sipas njoftimit nga dega e AAK-së, ky tubim do të organizohet me qëllim për bashkëbisedim dhe bashkëpunim ndërmjet dy palëve.
Organizimi do të mbahet më datë 10 janar, duke filluar nga ora 19:00 në Hotel Theranda në Prizren.