- Reklama -

Hoxha pas kërcënimeve të Vuçiqit: Policia është e përgatitur për të gjitha sfidat

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pas kërcënimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Policia është e përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vend në aspektin e sigurisë.

Drejtori Hoxha, e ka cilësuar situatën të qetë dhe stabile, përveç pjesës së veriut të vendit, ku sipas tij, vazhdon të jetë e brishtë, shkak i grupeve kriminale serbe.

- Reklama -

Në një konferencë për media në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), Hoxha u pyet nga gazetarët për këto kërcënime, ku tha se nuk ka se çka të shtojë më shumë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pasi që dihen qëllimet politike të Serbisë.

“Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, nuk është që gjithmonë kanë qenë apo fare herë kanë qenë në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë edhe po ashtu situata e sigurisë së Kosovës është e qetë dhe stabile përveç pjesës së Veriut, ku vazhdon të jetë e brishtë për shkak të veprimeve të politikës që shpeshherë qeveria e Serbisë, përveç grupeve të ndryshme kriminale, ekstremiste e terroriste i shkakton në pjesën veriore të Kosovës”, tha Hoxha.

Këto kërcënime erdhën pas arrestimit të zyrtarit serb në Kosovë, Igor Popoviq, i cili u arrestua javën e kaluar për deklaratat e tij nxitëse të dhëna në Hoçë të Rahovecit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri në detyrë , Albin Kurti tha të hënën se deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme.

Arrestimi i ndihmësdrejtorit të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Igor Popoviq ka ngjallur reagimin e presidentit serb, Aleksandër Vuciq i cili e cilësoi këtë si provokim nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Arrestimi i fundit i Igor Popoviqit tregon se Kurti e ka humbur plotësisht arsyen dhe dëshiron të shkaktojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor,” ka thënë Vuçiq në televizionin Pink.

Vuçiq tha se autoritetet serbe kanë informuar partnerët ndërkombëtarë për këtë situatë, teksa paralajmëroi se pasojat mund të jenë të paparashikueshme./KSP

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort