- Reklama -

Haradinaj, Kurtit: Kërko vetëm njohjen reciproke

Ish-kryeministri i Kosovës, aktualisht kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje publike kryeministrit Kurti të heqë dorë nga katër pikat e propozuara sot në Bruksel dhe të mbaj vetëm një pikë, atë të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues.

Haradinaj tha se pikat e propozuara sot nga Kryeministri Kurti, e shtyjnë në pakufi procesin e dialogut dhe mund t’ia mundësojnë Serbisë hapjen e ndonjë kapitulli të ri.

- Reklama -

“Propozimi i katër pikave në takimin e sotëm në mes Kurtit dhe Vuçiqit me ndërmjetësimin e BE-së, i është dhënë hapësirë palës serbe por edhe BE-së me bisedu për cilën pikë ata të duan, pra po e shtyen në pakufi procesin e dialogut në vend që të kërkohet vetëm njohja reciproke. Kjo formë e dialogimit vetëm çka i mundëson Serbisë me hapë ndonjë kapitull të ri, ndërsa kryeministrit Kurti vizita të shpeshta deri në Bruksel dhe anasjelltas. E kemi parë në të kaluarën këtë formë të bisedimeve”, tha Haradinaj, në RTV21.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Kurti të heqë dorë nga këto pikat e propozuara sot dhe të kërkoj vetëm njohjen reciproke nga e cila më pastaj buron edhe marrëveshja për paqe.

“Kërkoj nga Kurti që të heqë dorë nga dokumenti i tij, nga këto pikat e tij, dmth nga katër temat që sot i ka paraqitë, të organizoj vetëm një temë e që është njohja reciproke në kufijtë ekzistues nga e cila tani buron edhe marrëveshja për paqe, pozita e Kosovës kthehet në pozitë të barabartë ekonomike tregtare, për integrime, për anëtarësim në BE, drejt NATO-së dhe anëtarësimit në OKB”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj tha se Kurti nuk mund t’i mashtrojë të gjithë qytetarët e Kosovës nëse po e bënë me ata që e kanë votuar.

“Kjo që ka ndodh sot në Bruksel nga ana e kryeministrit Kurti, është një mashtrim i madh ndaj qytetarëve dhe dëm për shtetin e Kosovës, por kjo nuk kalon sepse Kurti nuk mund ta mashtroj një Kosovë. Nëse ai i trajton ata që ia kanë dhënë votën ashtu siç po i trajton, mos të harron se gjysma tjetër nuk e ka votuar të cilën nuk kanë arsye me i ardhe marre me tregu të vërtetën”, përfundoi Haradinaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort