Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se ka caktuar “Strazimirin” si pikëkalim kufitar të përkohshëm me Maqedoninë e Veriut.
Kjo pikë do të hapet për qarkullim nga 25 korriku deri më 25 shtator, në orarin 08:00-20:00.
- Reklama -
“Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim hapet për aktivitet dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive dhe /apo turistike”, thuhet në vendim.
- Reklama -