Komuna e Prizrenit, përmes një njoftimi në Facebook, ka ftuar të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit që të aplikojnë për projektin “Furnizim me material ndërtimor për ndërtimin/renovimin e shtëpive të rasteve skamnore dhe në vështirësi ekonomike” të cilin e realizon Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Sipas njoftimit të komunës, ky projekt ka për qëllim t’i mbështesë familjet në nevojë sociale, shtëpitë e të cilave janë të dëmtuara nga vjetërsia.
“Luten të gjithë të interesuarit ta plotësojnë pyetësorin dhe ta mbledhin dokumentacionin që vërteton statusin e tyre të banimit. Pyetësori i plotësuar dhe dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale prej 19.08.2024 deri më 20.09.2024. Ky projekt është një mundësi për të kontribuar së bashku për një jetë më të mirë të qytetarëve të Komunës së Prizrenit. Për të gjitha informatat shtesë kontaktoni Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Prizrenit.”, thuhet tutje në njoftim./TVPrizreni/
Formularin për aplikim dhe njoftimin në tri gjuhët lokale mund ta gjeni të bashkëngjitur më poshtë:
https://kk.rks-gov.net/…/Forma-e-kerkeses-per-banim…