Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se palët kanë zhvilluar bisedimet dhe se mbeten edhe disa ditë për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje.
Hamza pas takimit me Kurtin: Bisedat i kemi përfundu – kemi edhe disa ditë për të arritur marrëveshje

Hamza tha se kërkesa e PDK-së është që ligji për Gjykatën Speciale të miratohet në dy lexime dhe të marrë aprovimin përfundimtar.
“Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit në dy lexime, aprovimi final i ligjit. Pastaj PDK është e gatshme që, në të njëjtën ditë, në seancën e radhës, të bisedojë, të japë zgjidhjen për presidentin dhe të japë votat për presidentin. Bisedat i kemi përfundu. Kemi edhe disa ditë ku kemi mundësi me arrit marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja”, u shpreh Hamza para mediave.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Boksieri me prejardhje nga Zhuri i Prizrenit, Elvin Sope, synon fitoren e tretë me radhë në ringun profesionist

Shtetasi kosovar i dënuar për tentim vrasje transferohet nga Kroacia në Kosovë

Abdixhiku konfirmon se LDK do të marrë pjesë në Grupin Punues për Gjykatën Speciale

