Europa u përball dje, 20 shtator, me një ditë kaotike, me qindra fluturime të anuluara dhe miliona njerëz të bllokuar.
Por ky nuk ishte një sulm tipik për të marrë para. Ai synonte frikën!
Sipas inteligjencës perëndimore, sulmi i kryer ndaj Collins Aerospace, një kompani amerikane që prodhon softuerin Muse për menaxhimin e procedurave të boarding-ut në aeroportet më të mëdha europiane si Londra dhe Brukseli, nuk kishte kërkuar pagesë.
Hakerët hynë përmes një nënkontraktuesi dhe qëndruan brenda rrjetit për muaj me radhë, duke mbledhur informacion të ndjeshëm.
Edhe pse softueri i përdorur ishte tashmë “i djegur” në tregun e zi dhe përdorues të tjerë mund të kishin qasje, momenti i sulmit nuk ishte rastësor. Pak ditë më parë, Collins kishte njoftuar kontratë me NATO-n për menaxhimin e operacioneve të luftës elektronike, një zhvillim që i jep sulmit një nuancë strategjike.
Në Itali dhe vende të tjera efekti ishte i kufizuar, por ngjarja tregoi një të vërtetë të frikshme: sistemi ynë është i ekspozuar.
“Një ndërhyrje e vogël mijëra kilometra larg mund të shkaktojë një uragan,” thonë ekspertët.
“Ky sulm nuk ishte vetëm për paratë. Është një mesazh: frika është armë, dhe ne duhet të përgatitemi për të mbrojtur çdo centimetër të Europës”, shkruan La Repubblica.