Katër persona janë arrestuar dy ditë më parë në një aksion të gjerë kundër fajdesë të Prokurorisë Themelore në Prizren.
KALLXO.com mëson se shuma e kamatës për fajde nga ky grup shkoi deri në 20 mijë euro.
- Reklama -
Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë aplikimit të masave të fshehta të autorizuara nga organet kompetente.
Gjatë aksionit në Prizren për arrestimin e të dyshuarve pati edhe disa bastisje ndërsa janë konfiskuar edhe disa vetura.
Gjatë ditës se sotme është mbajtur edhe seanca për caktimin e masës së paraburgimit e kërkuar nga prokurori i rastit Petrit Kryeziu.
Gjykata siç mëson Kallxo.com ka shqiptuar masën prej 30 ditë paraburgim ndaj grupit të dyshuar për fajde.
- Reklama -