Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi Richard Grenell, ka reaguar pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Ai tha se këto zgjedhje i dhanë një mësim të mirë kryeministrit të Kosovs Albin Kurti, sepse i refuzoi projektet amerikane.
Ish i dërguar i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, theksoi se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, mendon më ndryshe se kryeministri Albin Kurti.
“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Washingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin”.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1460247657859874825?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1460247657859874825%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fgrenell-kurti-u-ndeshkua-sepse-refuzoi-projektet-amerikane%2F