Aleks Papa, i akuzuar për grabitjen e 990 mijë eurove në vitin 2016-të në pistën e aerportit të Rinasit është dënuar me 25 vjet burgim.
Ky është vendimi i Gjykatës së Posaçme.
Papa u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
Ai cilësohet si “truri” pas grabitjes dhe bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij u identifikuar nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike, raporton Abcnews.
Këto të fundit tregua se në 30 qershor 2016 u lokalizuan nga antenat telefonike në zonën e Rinasit.
Më 30 qershor 2016 dy persona të armatosur çanë rrethimin e aeroportit ndërsa drejtonin një automjet tip “Benz-Mercedez“ ngjyrë të kuqe.
Një person i tretë i priste më pas në një makinë të vjedhur dhe roli i tij ishte t’i ndihmonte të largoheshin.
Papa bashkë me një person tjetër këputën me darë çelësat e derës së rrethimit të Aeroportit të Rinasit dhe më u futën me automjetin tip “Benz” dhe u afrua tek makinat e blinduara të një shoqërie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë për të transportuar sasinë e eurove nga Tirana, në drejtim të Rinasit, me qëllim transferimin e shumës financiare jashtë shtetit.
