Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin në lidhje me seancën konsituive të Kuvendit të Kosovës, pas kërkesës së dërguar në këtë institucion nga deputetët e AAK-së.
Gjykata Kushtetuse ka theksuar se Seanca e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar dhe si rezultat i moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës e njëjta nuk është zhvilluar në pajtim me përcaktimet dhe kërkesat e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës
Si dhe, më tej thekson se deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duhet që sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e tij.
Vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese e gjeni në këtë LINK.
Më 25.06.2025, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet për të 37-tën herë me radhë. Seanca maratonike ka nisur që nga 15.04.2025, dhe assesi që legjislatura e re të konstituohet.
Lëvizja Vetëvendosje po insiston të formohet Komisionit për votim të fshehtë, ndërsa në seancat e para insiistoi për kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.
Si edhe në herët e kaluara, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk i kanë dhënë propozimet për anëtarë të këtij Komisioni, meqë e vlerësojnë si shkelje të Rregullores së Punës së Kuvendit.
Në mungesë kuorumi për votim kryesuesi, Avni Dehari tha se seanca do të vazhdojë më 27.06.2025, në ora 11:00./kallxo.com/
