Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka vlerësuar nivelin e lartë të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe FSK-së gjatë një takimi me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Kingji tha se është shprehur përkushtimi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, ku së shpejti pritet të finalizohet plani trevjeçar në këtë drejtim.
Ai theksoi se politika e dyerve të hapura mbetet parimi themelor i kësaj nisme dhe se anëtarësimi i Kosovës, i merituar dhe tashmë i vonuar, do të përbënte një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin rajonal.
Gjenerallejtënant Kingji përgëzoi progresin e FSK-së në fushën e modernizimit, zhvillimit dhe ndërveprueshmërisë, duke riafirmuar mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë për zhvillimin e mëtejshëm të FSK-së dhe për rritjen e pjesëmarrjes së personelit të saj në stërvitje, kurse dhe trajnime të përbashkëta me Aleancën.
“Ai gjithashtu theksoi se Kosova mbetet një çështje parësore e interesit strategjik kombëtar për Shqipërinë dhe si e tillë diskutimi për të është i pranishëm në çdo takim, forum apo nismë rajonale ku përfaqësohet vendi. Kosova mbetet për Shqipërinë një çështje parësore e interesit strategjik kombëtar, dhe si e tillë është gjithmonë temë diskutimi në çdo takim, forum apo nismë rajonale ku përfaqësohet vendi ynë.”, shkroi ai mes tjerash.