- Reklama -

Gjendet shtetasi i huaj që ishte zhdukur në Malet e Sharrit, dërgohet për tretman mjekësor në Prizren

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka përfunduar me sukses një operacion shpëtimi, duke evakuuar një shtetas të huaj që kishte nevojë për ndihmë.

Sipas njoftimit, në këtë mision kanë marrë pjesë edhe zjarrfikësit e Prizrenit dhe punonjës të pylltarisë, të cilët kanë bashkëpunuar për të lokalizuar dhe evakuuar personin e lënduar.

- Reklama -

“Operacion me sukses. Pas një operacioni të shpëtimit, në bashkëpunim me Zjarrfikësit e Prizrenit dhe punonjësit e pylltarisë, kemi arritur të lokalizojmë dhe evakuojmë me sukses shtetasit e huaj të lënduar,” thuhet në komunikatën e publikuar nga shoqata.

Më pas ai është dërguar për tretman mjekësor në Prizren.

Shoqata ka shpërndarë edhe fotografi nga vendngjarja, ku shihet shtetasi i huaj gjatë evakuimit.

Detaje të tjera mbi identitetin apo gjendjen shëndetësore të tij nuk janë bërë të ditura.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort