- Reklama -

Gërvalla takoi homologun kroat: Prioritet mbetet njohja e ndërsjellë e patentë-shoferëve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schëarz, gjatë qëndrimit në Neë York, ka takuar homologun e saj kroat, Gordan Grlić Radman.

Në një postim në Facebook, Gërvalla bën të ditur se gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, folën për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke filluar nga njohja e ndërsjellë e patentë-shoferëve, deri te bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes civile.

- Reklama -

Ajo gjithashtu ka theksuar se Kosova mbetet përherë mirënjohëse për mbështetjen e Kroacisë në fazat e shtetndërtimit.

“Kroacia ka qenë gjithmonë shtet mik dhe partner i Kosovës, me mbështetje të çmuar në të gjitha fazat e shtetndërtimit tonë. Për këtë mbështetje, Kosova mbetet përherë mirënjohëse. Në takimin me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman, në Nju Jork folëm për hapat e ardhshëm për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona. Prioritet mbetet përfundimi i marrëveshjeve dypalëshe në proces, nga njohja e ndërsjellë e patentë-shoferëve, deri te bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes civile. Biseduam gjithashtu për nxitjen e investimeve dhe krijimin e një Komisioni të përbashkët për tregti dhe ekonomi, me qëllim që miqësia jonë të reflektohet edhe në zhvillim konkret për qytetarët. Forcimi i demokracisë kalon përmes përfshirjes së të rinjve. Kosova dhe Kroacia janë të vendosura t’i japin brezit të ri hapësirën që meriton, sepse nga ta varet e ardhmja e shoqërive tona”, shkruan Gërvalla.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort