- Reklama -

Gërvalla: LDK dëshiron të qeverisë vetëm me PDK-në

Deputetja Donika Gërvalla, ka reaguar pas propozimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për krijimin e një qeverie tranzicioni, duke thënë se LDK synon bashkëpunim vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka komentuar refuzimin e Abdixhikut për ftesën e kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për një koalicion të mundshëm ndërmjet dy partive opozitare.

- Reklama -

“Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në! Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të ‘Lidhjes së Re’ dhe ideatorit të ‘Rrugës së Re’. Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm,” ka shkruar Gërvalla më 6 maj 2025.

Deklaratat e saj pasojnë propozimin e Abdixhikut për një qeveri tranzicioni, të cilin ai e paraqiti si alternativë pas ftesës së Kurtit për bashkëqeverisje me LDK-në.

Kryetari i LDK-së ka bërë të ditur se partia e tij nuk sheh mundësi për bashkëpunim me Vetëvendosjen, duke theksuar se nuk do të bëhet pjesë e një qeverie ku kryeministri nuk është nga LDK dhe që mund të jetë e përkohshme, për shkak të krizës institucionale dhe pamundësisë për zgjedhjen e presidentit vitin e ardhshëm.

Ftesa e Kurtit për koalicion me LDK-në u bë një ditë më parë, në ditën kur Kuvendi i Kosovës dështoi për herë të njëmbëdhjetë të konstituohet.

Në letrën drejtuar Abdixhikut, Kurti theksoi gatishmërinë për bashkëpunim, pavarësisht dallimeve politike, duke thënë se koalicionet ndodhin “pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”.

Vetëvendosje dhe LDK kanë pasur një përvojë të shkurtër qeverisëse në të kaluarën, e cila përfundoi me prishje të koalicionit pas mosmarrëveshjeve të shumta.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort