- Reklama -

Fushata për zgjedhjet lokale, OSBE u bën thirrje partive që t’u shmangen retorikave që nxisin armiqësi

Në nisje të fushatës për zgjedhjet lokale 2025, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka bërë thirrje tek partitë politike, mediat dhe institucionet publike, përfshirë organet e zbatimit të ligjit dhe autoritetet gjyqësore, që të sigurojnë një mjedis fushate të respektueshëm, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me ligjin.

Përmes një komunikate për media, OSBE u ka bërë thirrje subjekteve politike që t’u shmangen retorikave që mund të nxisin armiqësi, diskriminim apo dhunë, duke zhvilluar fushatat e tyre në mënyrë përgjegjëse dhe gjithëpërfshirëse.

- Reklama -

Misioni i OSBE-së në Kosovë, përmes këtij apeli, po ashtu ka theksuar rolin kyç të mediave që kanë në raportimin faktik gjatë cikleve zgjedhore duke u bërë thirrje institucioneve mediale që të respektojnë standardet më të larta etike dhe të zbatojnë kodet përkatëse të sjelljes.

“Kjo qasje do të ishte në përputhje me normat e vendosura demokratike dhe do të përforconte domosdoshmërinë e ofrimit të informacionit të paanshëm, të saktë dhe të balancuar, duke u mundësuar të gjithë njerëzve në Kosovë të bëjnë zgjedhje qytetare të informuara dhe të përgjegjshme”, thuhet në komunikatën e OSBE-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort