- Reklama -

FSK pranon kontingjentin e parë të automjeteve të blinduara amerikane, në pritje edhe sasi të tjera

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar sot se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar një sasi të parë të automjeteve të blinduara, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për pajisje të prokuruara në kuadër të programit bilateral të blerjeve shtet më shtet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.

- Reklama -

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.

Gashi tha se ky kontingjent është pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë, nga e cila pritet të vijë edhe një sasi tjetër automjetesh të tilla.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një sasi të një kontingjenti të automjeteve të blinduara, prodhim i ShBA-së, të cilat janë prokuruar bazuar në një program të blerjeve të veçanta adresuar në planin bilateral të blerjeve shtet më shtet nga ShBA, dhe pritet të pranojmë edhe një sasi tjetër të automjeteve të tilla”, tha Gashi.

Ajo shtoi se për detaje të tjera, publiku do të njoftohet pas përfundimit të tërë procesit të furnizimit:

“Pas përfundimit të procesit të liferimit do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera.”

Ky zhvillim vjen në vazhdën e përpjekjeve të Kosovës për të forcuar kapacitetet mbrojtëse dhe për të thelluar bashkëpunimin me aleatin e saj kryesor strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort