- Reklama -

FSK-ja për herë të parë merr pjesë në ushtrimin “Shpata e Artë 2025”

Në datat 9 dhe 10 qershor, në Kampin “Vrella” në Prishtinë, është zhvilluar stërvitja e përbashkët “Shpata e Artë 2025”, ku morën pjesë KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

Kjo stërvitje, e cila synon forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet forcave të sigurisë në Kosovë, për herë të parë pas disa vitesh, përfshiu edhe trajnimet për trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të municioneve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme – në përputhje me mandatin origjinal të misionit të NATO-s në Kosovë.

- Reklama -

“Ushtrimi ‘Shpata e Artë’ demonstroi integrimin dhe ndërveprimin e arritur midis kontingjenteve, komponentëve dhe aseteve shumëkombëshe të KFOR-it, si dhe aftësinë për të bashkëpunuar dhe koordinuar në menaxhimin e situatave të krizës me reaguesit e tjerë të sigurisë të pranishëm në Kosovë. Uniteti i qëllimit dhe përpjekjes është thelbësor për arritjen e objektivave, dhe në këtë rast, për të qenë i gatshëm të adresojë çdo sfidë që mund të rrezikojë stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të përcaktuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të siguruar një ambient të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, duke garantuar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme.

Ky mision punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin EULEX, duke luajtur rolet përkatëse si reagues të sigurisë në terren.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort