- Reklama -

Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

Në skenën politike të Kosovës ka hyrë një subjekt i ri konservator me emrin “Forca e Re Kombëtare”, i iniciuar nga ish-ministri Ferid Agani. Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se më 14 dhe 17 korrik është mbajtur mbledhja konstitutive e Këshillit Organizativ, si hap vendimtar drejt themelimit të këtij subjekti të ri politik.

Sipas njoftimit, mbledhjet janë zhvilluar në një atmosferë serioze dhe bashkëpunuese, me pjesëmarrjen e themeluesve, figurave me përvojë nga jeta publike, akademike dhe politike, si dhe qytetarëve të interesuar për një alternativë politike me vlera të qarta morale, kulturore dhe shtetformuese.

- Reklama -

Vendimet kryesore të marra gjatë mbledhjeve përfshijnë:

Miratimin e Rregullores së Punës së Këshillit Organizativ;

Zgjedhjen e kryetarit të Këshillit dhe konstituimin e strukturave drejtuese;

Emërimin e përfaqësuesit ligjor për paraqitje në KQZ dhe përfaqësim institucional;

Vendimin për themelimin e grupeve të punës që do të hartojnë dokumentet kryesore të subjektit, përfshirë Statutin, Programin Politik, Platformën Ideologjike, Strategjinë e Komunikimit Publik dhe Strategjinë Zgjedhore;

“Miratimin e Deklaratës Politike të Mbështetjes, e cila përqafon vlerat themelore si: familja, tradita, morali, identiteti kombëtar dhe liria individuale në kuadër të rendit kushtetues dhe demokratik”, thuhet ne njoftim.

Një nga vendimet më të rëndësishme ishte bashkimi i Partisë së Drejtësisë me Grupin Politik të Intelektualëve “Integriteti”, me qëllim të krijimit të një subjekti të ri, që do të ndërthurë përvojën 25-vjeçare të Partisë së Drejtësisë me vizionin e ri të partnerit të saj, në bazë të barazisë së plotë ndërmjet palëve.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort