- Reklama -

Flet shqiptari që bëri vaksinën e COVID: Pranova pasi më vdiq nëna e babai!

Flet shqiptari që bëri vaksinën e COVID: Pranova pasi më vdiq nëna e babai!Imer Shehu është një nga 3 shqiptarët që ka bërë vaksinën e COVID-19.Ai ka komentuar në një lidhje me skype nga Londra në emisionin “Shqipëria Live” se ka pranuar që ta bëjë pasi i ndërroi jetë nëna dhe babai, të cilët u infektuan me COVID-19.
Britania e Madhe nisi testimin e vaksinës kundër koronavirusit dhe ndër 10,000 vullnetarët e përzgjedhur për fazën e tretë të testimit është Imer Shehu nga Kosova, me banim në Londër.

“Ata e dinë nuk e di unë se s’jam ekspert se çfarë përmban vaksina, kam pasur frikë, por kur më vdiq babai dhe nëna thashë pse unë të rri duarkryq, ma kanë bërë në krah. Kjo është vaksina e parë, vaksina e dytë është ajo që do të bëjmë gjithë jetën. Atë vaksinë fillimisht duhet ta marrin ushtria, mjekët. Unë e kam kaluar covidin, por kisha frikë mos infektohesha dy herë. Unë bëj jetë mesatare dhe mbijetoj këtu në Londër, por s’do rrezikoja familjen time”, tha ai.Doktori Edmond Stojku i ftuar në emision tha se vaksina përmban virusin e zbutur dhe futet në trup për të krijuar antitrupat. Sipas tij kush e ka kaluar nuk ka nevojë të vaksinohet sepse trupi i ka krijuar antitrupat. /Top Channel/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort