KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se pas analizimit të gjendjes faktike dhe pas konsultimeve profesionale nga i gjithë stafi i KRU-së dhe profesionistëve të fushës në nivel vendi, kanë përgatitur një projekt për zgjidhje të përkohshme urgjente, me qëllim që të bëhet aftësimi i përkohshëm i kaptazhës së burimit të Soziut në Nashec.
Në njoftim bëhet e ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore të prokurimit, të shtunën është nënshkruar kontrata me një operator ekonomik për përfundimin sa më të shpejtë të punimeve.
Ata kanë njoftuar se punimet kanë filluar menjëherë me intensitet maksimal.
“Paraprakisht kemi kontaktuar edhe drejtorinë nga Kuvendi Komunal dhe operatorin ekonomik, gjithmonë që të kemi një koordinim të përbashkët për përfundimin e punimeve sa më shpejtë që të jetë e mundur. Aftësimi i kaptazhës së burimit dhe rikthimi i stabilitetit të furnizimit me ujë është prioriteti ynë kryesorë.”, shkruan KRU “Hidroregjioni Jugor” në fund të njoftimit./TVPrizreni/