Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Kirajtani, aset i trashëgimisë në mbrojtje në Qendrën Historike të Prizrenit.
Ky projekt po financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa është hartuar dhe po mbikqyret nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.
“Monumentet anembanë vendit po shpëtohen, restaurohen dhe po i kthehen komunitetit.
👷🏽🛠 Punimet restauruese kanë filluar edhe në shtëpinë e familjes Kirajtani që gjendet në Zonën Historike të Prizrenit. E ndërtuar në fillim të shek. XIX, shtëpia përmban karakteristika unike dhe vlera të larta të trashëgimisë kulturore. Menaxhimi e funksionalizimi i saj është hapi jonë i radhës”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.