Ndryshe prej këtij aktualit COVID-19 që po prek njerëzit, ai i riu është përhapur te kafshët dhe shpezët.
HPAI apo (H5N1), që po konsiderohet jo pak i rrezikshëm, nuk ka arritur deri tash në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur “Front Online” Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Për momentin nuk kemi raste te evidentuara të pranisë së kësaj sëmundje në Kosovë”, deklaroi Thaçi për “Front Online”.
Rreziku i përhapjes së HPAI mund të vie nga Serbia, Hungaria dhe Bullgaria, meqë Kosova shpezët i importon nga këto vende.
Importi mund të ndalet vetëm atëherë kur autoritetet konstatojnë se ka rrezik për përhapjen e këtij virusi edhe në Kosovë.
“AUV në vazhdimësi përcjellë raportet e OIE se ne lidhje me shëndetin veterinarë në rajone Evropë dhe varësisht nga nevoja dhe rekomandimet që jepen, ndërmerr veprime për ndalesat e importit nëse është rrezik potencial për përhapjen e kësaj sëmundje ne Kosove. Ndalesat bëhen për shpezë të gjalla apo produkte me origjine shtazore me prejardhje nga shpezët”, ka bërë të ditur Thaçi për “Front Online”.
Për ta parandaluar përhapjen e virusit H5N8 vitin e kaluar në Kosovë janë asgjësuar 80,304 shpezë.