Në 25 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, ka nisur në Prekaz manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve” në kuadër të Epopesë së UÇK-së, ku me anë të ndezjes së flakadanëve u kujtua sakrifica e familjes Jashari për çlirimin e vendit.
Aty po marrin pjesë qytetarë të shumtë, aktorë politikë e anëtarë të familjes Jashari.