Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar për zëvendësimin e dy deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjen e nënkryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës
Kjo pasi dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dolën fitues të dy komunave në zgjedhjet lokale të 14 nëntorit.
- Reklama -
Kështu Rashit Qalaj do të jetë deputet në vend të Bedri Hamzës që u zgjodh kryetar i Mitrovicës dhe Isak Shabani do të jetë deputet në vend të Fadil Nurës që u zgjodh kryetar i Skenderajt.
- Reklama -