- Reklama -

Ekstradohen dy të dyshuar nga Shqipëria për në Kosovë të cilët kishin urdhër arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë edhe njësitet tjera relevante të PK-së, sot me datën 09.09.2025, përmes pikës kufitare Vërmicë ka bërë ekstradimin e dy të dyshuarve, shtetasve të Kosovës.

Sipas policisë, të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete shqiptare pasi që të njëjtit kërkoheshin me urdhër arrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për vepra të ndryshme penale si: “Grabitje“ dhe “Vjedhje grabitqare“.

- Reklama -

“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Republikës së Shqipërisë. Të dyshuarit pas ekstradimit të tyre janë dërguar në njësitet përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore. Policia e Kosovës do vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort